Në vazhdën e aksionit të ndërmarrë me nismën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për rritjen e kontrollit të kushteve higjieno-sanitare në subjektet afariste që operojnë në territorin e Komunës së Ferizajt, sot Inspektorati Komunal me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut kanë zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me ç ‘rast kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara.
Me këtë rast, inspektorët komunal kanë konfiskuar një sasi prej afro 1 ton mish, nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe skaduara.
Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal ka dal në vend ngjarje duke bërë konstatimin e gjendjes dhe iniciuar procedurën përkatëse përkitazi me rregullat e inspektimit.
Me këtë rast, ai ka deklaruar “Aksioni i sotëm është ndërmarrë në disa subjekte afariste është ndër aksionet më të mëdha që kemi ndërmarrë kohëve të fundit, për të siguruar qytetarët për cilësinë e produkteve që ofrohen në treg. Ne sot kemi konfiskuar dhe asgjësuar një sasi prej afro 1 ton mish dhe nënprodukte të tij të cilat janë kualifikuar si të prishura, dëmtuara dhe të skaduara. Ky aksion do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim. Kemi mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të gjitha veprimet tona operative në terren. Ftoj qytetarët ferizajas që të bashkëpunojnë me Komunën e Ferizajt, gjegjësisht Inspektoratin Komunal për të denoncuar rastet kur hasin në produkte që nuk përmbushin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare, apo vlerësojnë se janë të dyshimta për konsum. Ne jemi të gatshëm 24 orë në 7 ditë të javës t’i përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Aksione të tilla do të ketë edhe në segmente të tjera brenda domenit të Inspektoratit Komunal”, theksoi koordinatori Berisha.
Një aksion i tillë ka ndodhur në vazhdën e disa veprimeve për rritjen e kontrollit dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi të ndërmarra nga Inspektorati Komunal, veprime këto që ditëve në vijim do të shtrihen edhe në fusha të tjera për inspektim.
https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/1736106673101827
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...