Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë arrestuar tre persona për grabitke në Ferizaj.
Të arrestuarit kanë grabitur arkën e një pikë karburanti në fshatin Bibaj.
Njoftimi i plotë:
Me datën 13.02.2022 në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:58 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj kishte ndodhur një grabitje, ku dy persona të maskuar dhe me kapela në kokë, nën kërcënim të ‘’armëve të ftohta’’ ( thika) kishin grabitur arkën e kësaj pikë karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë, fillimisht njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kishin marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .
Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, dje me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar për grabitjen :
– Të dyshuarit me inicialet S.H ( M.K) i moshës 26 vjeçar dhe A.M ( M/K) 20 vjeçar, pasi janë intervistuar nga policia në prezencë të avokatit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër A.D (M/K) i moshës 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa në kërkim policor është edhe një person, i dyshuar në këtë rast./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...