Google ADS

Ferizaj, bie nga skelet një punëtor

14:28 | 20 Maj 2023
A. B.

Një punëtor është lënduar sot në Ferizaj, gjatë punës i kanë rënë skelet nga ndërtesa.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj.

Shabani theksoi se punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Ju konfirmoj se një person, punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, u shpreh ai.

Të tilla raste të lëndimeve të punëtorëve ka mjaft shpesh, ku si mungesë e sigurisë në punë raportohen raste të shumta të lëndimeve. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme