Kryetari aktual i Ferizajt Agim Aliu, i cili sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka fituar qysh në raundin e parë, dhe po ashtu ka falënderuar qytetarët njëkohësisht, që zgjodhën atë për të parin e këtij qyteti për katër vitet e ardhshme, shkruan arbresh.info.
Aliu përmes një postimi në facebook ka shkruar:
“Ferizaj bëri historinë, FALEMINDERIT FERIZAJAS ??❤️
Fitore historike, triumf i qytetarisë, kulturës politike, vlerësimit të punës e ndershmërisë, ky është Ferizaj e këta janë ferizajasit.
Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë.
Fitoi Ferizaj, fitoi qeverisja qytetare e jo politike. Fituam të gjithë ne, bashkëqytetarë!
Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra ferizajas, bashkë na presin punë të mbara.”
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...