Google ADS

Ferizaj: Asfaltohen 5 rrugë dhe largohen tubat e rrezikshëm nga asbesti

18:05 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Asfaltohen 5 rrugë në Lagjen e Re në Ferizaj. Për të parë asfaltimin e këtyre 5 rrugëve, doli kryetari Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Rrugët që u asfaltuan sot janë rrugët: “Gustav Majer”, “Tivari”, “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri” të gjitha këto pjesë të lagjes më moderne të Ferizajt, Lagja e Re.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këto projekte janë kryer edhe investime në infrastrukturën nëntokësore, përkatësisht në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke bërë zëvendësimin e tubave nga materiali i asbestit, që deri më tani janë përdorur si tuba ujësjellësi e që janë vërtetuar si të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Ai tha se banorët e kësaj zone, do të kenë një pamje krejtësisht të ndryshme, për shkakun se realizimi i këtij projekti, i mundëson këtyre infrastrukturë moderne, sipas standardeve më të larta, ku janë të përfshira instalimet e reja nëntokësore, trotuaret si dhe rrugët e asfaltuara…

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme