Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me 4 prill kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj i ishte vjedhur automjeti i tij VW Golf VII me targa vendore.
Në lidhje me këtë, policia dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve.
“Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022”, njofton policia, transmeton Express.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore ./arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...