Hetuesi e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar sot të dyshuarin SH.N. (30 vjeç), me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer vepër penale të mashtrimit ndaj disa personave.
Me datën 15.11.2017, rastin në polici e kanë paraqitur tre persona në cilësinë e viktimës,ku sipas deklaratave të tyre rezulton se i dyshuari në një agjencion turistik në Ferizaj,ju ka shitur bileta avioni për destinacione për në shtete të ndryshme Evropiane dhe të cilat bileta kanë rezultuar se nuk kanë qenë të rezervuara dhe të regjistruara në sistemin e fluturimeve në aeroportin e Prishtinës dhe viktimat nuk kanë mundur të udhëtojnë fare.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar në tërësi veprën e kryer.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Duke u bazuar në deklaratën e të dyshuarit,hetuesit policorë dyshojnë se mund të ketë persona të tjerë të mashtruar në këtë mënyrë, prandaj luten që sa më parë të paraqesin rastet në stacionin policor në Ferizaj.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...