Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Arsim në fund të javës së shkuar ka marrë vendim të prerë për anulimin e të gjitha ekskursioneve për maturantë, të cilët për çdo vjet deri tash shkollat i kanë dërguar në Shqipëri.
Kjo është arsyetuar me faktin se deri tashti organizatorët kanë keqpërdorur buxhetin e nxënësve nuk u kanë ofruar kushtet komode nëpër hotele, pastaj ka pasur mungesë të ushqimit cilësor, mungesë të shëtitjeve nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, etj.
Në shtator të vitit të kaluar pas disa protestave nga maturantët, Komuna pati premtuar se ekskursioni do të realizohej afër përfundimit të procesit mësimor në muajin prill të 2019-s, mirëpo një gjë e tillë tashti është anuluar tërësisht, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas zyrtarëve komunalë këtë iniciativë e ka marrë Këshilli i Prindërve, shoqëria civile, dhe një pjesë e madhe e kujdestarëve të klasave të dymbëdhjeta, nëpërmjet peticioneve.
Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se është marrë vendim i prerë që maturantët të mos i dërgojnë në Shqipëri, derisa për këtë kanë pranuar dhjetëra kërkesa nga Këshilli i prindërve, nga OJQ-të dhe nga vetë maturantët e klasave të dymbëdhjeta.
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...