Kryetari i Istogut, Ilir Ferati e ka quajtur humbje të madhe për Istogun e Kosovës vdekjen e Haki Rugovës.
Ferati e ka quajtur ish-kryetarin Rugova, si pjesë e historisë moderne të Istogut.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Haki Rugova. Mik i familjes e bashkëudhëtar për shumë kohë i babait tim, Haki Rugova udhëhoqi komunën e Istogut dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në Istog për dhjetë vite me radhë. Kryetari Rugova na la sot për të mbetur në historinë moderne të Istogut e Kosovës si punëtor i madh e një nga kontribuesit më të mëdhenj në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci. Udhëtimi i tij politik në shërbim të vendit, i palëkundur nga vizioni i Presidentit, është udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Në emër të Komunës së Istogut dhe në emrin tim e familjes time, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rugova, miqëve e bashkëpunëtorëve, qytetarëve të Istogut, strukturave dhe përkrahësve të LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës.
Sot të gjithë bashkë lutemi për Ju dhe familjen Tuaj, Baci Haki! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ju, Kryetar” shkruan Ferati në telegramin ngushëllues./arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...