Kryetari i Istogut, Ilir Ferati e ka quajtur humbje të madhe për Istogun e Kosovës vdekjen e Haki Rugovës.
Ferati e ka quajtur ish-kryetarin Rugova, si pjesë e historisë moderne të Istogut.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Haki Rugova. Mik i familjes e bashkëudhëtar për shumë kohë i babait tim, Haki Rugova udhëhoqi komunën e Istogut dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në Istog për dhjetë vite me radhë. Kryetari Rugova na la sot për të mbetur në historinë moderne të Istogut e Kosovës si punëtor i madh e një nga kontribuesit më të mëdhenj në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci. Udhëtimi i tij politik në shërbim të vendit, i palëkundur nga vizioni i Presidentit, është udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Në emër të Komunës së Istogut dhe në emrin tim e familjes time, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rugova, miqëve e bashkëpunëtorëve, qytetarëve të Istogut, strukturave dhe përkrahësve të LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës.
Sot të gjithë bashkë lutemi për Ju dhe familjen Tuaj, Baci Haki! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ju, Kryetar” shkruan Ferati në telegramin ngushëllues./arbresh.info/
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell