Ferati për drejtorin e AKI-së: Sot ka pasur që të raportojë sot në Kuvend por nuk ka ardhur

17:48 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti, sot i kërkoi drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit lirimin e detyrës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Ilir Ferati nga LDK-ja, i cili tha se edhe sot Gashi ka qenë i ftuar për raportim në Komision por që i njëjti nuk mori pjesë pas ftesës që i bëri për takim kryeministri Hoti.

“Sot është hera e parë që unë kam marrë pjesë si anëtarë në atë Komision. Ne sot kemi pasur në Komision të ftuar drejtorin e AKI-së për të raportuar diçka mbi buxhetin. Para se të shkarkohet e ka shtyrë pjesëmarrjen për shkak të një zhvillimi. Nuk kam më shumë informacione sepse ka qenë hera e parë që kam marr pjesë në atë mbledhje. Ai nuk mori pjesë fare sepse u ftua nga kryeministri Hoti në takim”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme