Ndonëse janë të pakta femrat që kryejnë krime dhe vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, i vogël është edhe numri i atyre femrave që fitojnë privilegjin të lirohen me kusht ose të falen nga presidenti i vendit.
Numri i vogël i femrave që kanë privilegjin të lirohen me kusht ose edhe të falen nga presidenti ka nxitur reagim nga përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ata kërkojnë që presidenti dhe paneli për Lirim me Kusht të jenë më dorëlirë edhe për femrat, shkruan sot gazeta “Zëri”.
“Vrasje e rëndë”, “Tentim vetëvrasje”, “Shtytje në vrasje”, “Trafikim me njerëz” janë vetëm disa nga veprat për të cilat janë dënuar dhe po mbajnë burgun rreth 40 femra në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Mosha e femrave të dënuara që gjenden në këtë Qendër nis nga 17 vjeç e deri në 53-vjeçare.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Jeton Kabashi, pohon se në Qendrën Korrektuese në Lipjan janë gjithsej 39 femra, të cilat vuajnë dënimet për vepra të ndryshme. Sipas tij, në mesin e tyre është një femër e mitur e dënuar dhe një tjetër me masë institucionale edukative korrektuese.
“Në Qendrën Korrektuese në Lipjan në mbajtje të dënimit janë 37 femra madhore, një (1) e mitur e dënuar dhe një (1) me masë institucionale edukative korrektuese. Veprat janë: ‘Vrasje e rëndë’, ‘Vrasje’, ‘Vrasje në tentativë’, ‘Trafikim me njerëz’, ‘Vjedhje’, ‘Blerje posedim’, ‘Shpërndarje’, ‘Shitje e paautorizuar e narkotikëve’, ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Keqtrajtim ose braktisje e fëmijës’, ‘Ngacmim’, ‘Mashtrim’, ‘Shtytje në vetëvrasje’”, thotë ai.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...