Me dëme, ose pa to, bujqësia mbetet një ndër sektorët që krijon më së shumti vende pune. Por numri i të papunëve në Kosovë mbetet ende i lartë.
Agjencia e statistikave ka publikuar shifrat e papunësisë në të cilët dominojnë femrat.
Duke e parë këtë nivel të ulët, bizneset, sidomos ato që udhëhiqen nga gratë, mundohen që të punësojnë sa më shumë femra.
Suksesi i këtij biznesi varet nga puna që bën Nora Zuka.
Ka 15 vjet që merret me këtë veprimtari, por tash ajo ka hapur vetë edhe sallonin për shitjen e mobilieve.
Përparësi në këtë biznes që e udhëheq Nora, ka punësimi i femrave. Por, niveli i punësimit te femrat mbetet shumë shqetësues, raporton RTK.
Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se vetëm 13% e femrave që janë të afta për punë janë të punësuara.
Mungesa e vendeve të lira të punës po bëhet shqetësim sidomos për gratë familjare.
Ka qytetarë që përqindjen e ulet në punësim për femrat e arsyetojnë me mosinteresimin e tyre. Statistikat tregojnë qe në këtë vit, shkalla e papunësisë në nivel vendi është 30.5%.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...