Trupi i pajetë i një femre e cila para pak çastesh u gjend në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është nga Drenasi.
Sipas burimeve, e ndjera tash e sa kohë ishte në depresion.
Siç edhe merr vesh Gazeta Blic, kjo femër kishte të shtrirë dy familjarë në QKUK, njërin prej tyre në Klinikën e Kirurgjisë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe uështë duke u marrë me rastin.