Google ADS

Fëmijët që kërkojnë lëmoshë në Prishtinë tash kanë një “shtëpi”

21:40 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Brenda vitit 2018-2019 janë identifikuar mbi 100 fëmijë që kërkojnë lëmoshë.

Gjendja ekonomike vlerësohet si një ndër shkaqet kryesore që i shpie ata në situatë rruge.

Për t’i socializuar e larguar nga rruga, Terre des Hommes bashkë me Komunën e Prishtinës, të hënën kanë hapur Qendrën për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge.

Me lojëra e poezi, ky grup fëmijësh dëshiron të tërheqë edhe fëmijë të tjerë duke u treguar atyre se janë të barabartë në edukim dhe argëtim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Qendra do të angazhohet të parandalojë shfrytëzimin e fëmijëve për të kërkuar lëmoshë, por edhe për të punuar dhe kështu t’u ofrojë atyre mundësi për të qenë të integruar në shoqëri.

Në zbatimin e këtij projekti, ka ndihmuar edhe ambasada e Zvicrës, e cila premtoi se do të vazhdojë të investojë dhe të bashkëpunojë me Qendrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme