Të dy janë nxënës shëmbullore dhe nuk përtojnë të shkojnë në shkollë të ndjekin mësimet. Por fatkeqësisht duhet të kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë, dhe ky ujë nuk është prej shiut po nga kanalizimi i ujrave të zeza.
Nuk janë nxënësit e vetëm, por plot 20 nxënës që vuajnë prej 4 vitesh që të shkojnë në shkollën e fshatit Siboc të Obiliqit, e që për ironi të fatit shkolla quhet Migjeni,shkruan albeu.com.
Edhe sot në vitin 2017, këta “Migjenë” të vegjel nuk po i ndihmon askush që tu rregullojë kanalizimin ose tu lidhë një kombi për t’i çuar në shkollë.
Prindërit janë shprehur se vazhdimisht kanë bërë kërkesë te drejtoria e shkollës por askush nuk u interesua për ta. Madje ky problem ekziston që prej 4 vitesh.
Ata thonë se ka raste që për shkak të ujrave të zeza fëmijëve u dalin edhe puçra në këmbë.
Por, në ditët me shi këta fëmijë nuk munden të kalojnë këtë rrugë e detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Prindërit të mërzitur i bëjnë thirrje kryetarit të ardhshëm të Obiliqit, kushdo që fiton, të bëjë zgjidhje për këta fëmijë që më së shumti ata nuk e meritojnë të jetojnë në këtë situatë.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...