Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral, shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.
Me këtë rast u tha që prindërit dhe fëmijët janë vetëdijesuar dhe edukuar mbi rëndësinë e shëndetit oral të fëmijëve.
Xheladin Ujkani, stomatolog, njëherë ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, tha se viteve të fundit është arritur që të bëhet edukimi i prindërve dhe fëmijëve mbi rëndësinë e shëndetit oral tek fëmijët.
Po ashtu, sipas tij projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka arritur të këtë efekt tek fëmijët që të mirëmbajnë dhëmbët.
“Në krahasim me kohën para pesë viteve, ose kohën para lufte ka dallime shumë të mëdha, tash veç në projektin ‘Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur’, janë qindra ambasadorë, fëmijë të institucioneve parashkollore, fillore që gjatë gjithë kohës realizojnë edhe aktivitete vetë nëpër institucione të cilat janë prezentë dhe në bazë të informatave, në bazë të njohurive që ata i kanë shihet që efektet veç janë japë përmes projektit. Ne kemi me vazhdua si projekt i vazhdueshëm, i pandalshëm. I vazhdueshëm, i pandalshëm duhet të jetë edhe edukimi dhe njohuritë për shëndetin e dhëmbëve, por edhe kujdesi ndaj dhëmbëve”, tha ai.
Stomatologu Ujkani, tha se gjatë gjithë kohës janë në lëvizje dhe bashkëpunojnë edhe me fëmijët për t’i treguar atyre mbi rëndësinë e shëndetit oral.
“Sot është dita ndërkombëtare e shëndetit oral, shëndetit të gojës, dhëmbëve në përgjithësi. E kemi ecjen e tretë me radhë “Dhëmbë të shëndosh, fëmijë të lumtur”, ndërsa si projekt tash veç ka bërë pesë vjet të realizimit në bashkëpunim me komunitetin, shkollat promovuese të shëndetit, komunitetin ndërministrorë. Gjatë gjithë kohës jemi në lëvizje në baza ditore, javore, mujore në institucionet parashkollore, fillore, ku bashkërisht me fëmijët diskutojmë mbi mënyrën e pastrimit të dhëmbëve, kur duhet ti pastrojmë dhëmbët, pastaj për ushqimet e shëndetshme dhe të dëmshme për dhëmbët. Por, çka është më e rëndësishme me krijua raporte miqësore në mes fëmijëve dhe dentistëve në përgjithësi”, tha ai.
Ndërsa, ambasadorja e parë e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur “, Elisa Zogaj tregoi qëllimet e projektit.
“Qëllimet e projektit ‘Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur’, është që t’i informojë fëmijët dhe nxënësit mbi rëndësinë e shëndetit oral. Shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës”, tha ajo.
Ambasadorja tjetër e këtij projekti Tuana Krasniqi, tha se është shumë e rëndësishme të mirëmbahet shëndeti i dhëmbëve, pasi që nëse nuk i mirëmban dhëmbët dëmtohet organizmi.
Po ashtu, ajo tregoi edhe ushqimet të cilat janë shëndetshme për dhëmbët e fëmijëve.
“Ushqimet e shëndetshme janë, buka, djathi, uji, pemët dhe perimet e freskëta, çaji dhe lëngjet”, tha ajo.
Ndërsa, Arona Zyberi, tregoi ushqimet të cilat janë të dëmshme për dhëmbët e fëmijëve.
“Ushqimet e dëmshme janë, çokolatat, ëmbëlsirat, bonbonet, çipsat, farat me kripë dhe me biber, si dhe pijet e gazuara”, tha ajo.
Fëmija tjetër e që po ashtu është ambasador i “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” Sahit Hoxhaj, tha se kujdeset gjithmonë për dhëmbët e tij.
“Unë i mbaj gjithmonë dhëmbët e pastër dhe të shëndetshëm. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha ai.
Në fund për fëmijët pjesëmarrës në këtë ngjarje që u mbajt në sheshin e kryeqytetit morën brusha dhe pasta për dhëmbë nga dentistët.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...