Autizmi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës që zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh.
Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vlerësuar me koeficientë inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.
Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodike ose të çorganizuar, shkruan arbresh.info.
Sipas psikologut Fikri Hajdari, autizmi është çrregullim zhvillimor në të cilin kryesisht preken tri fusha të zhvillimit të fëmijës: dëmtim në ndërveprimin social, probleme me komunikimin verbal dhe jo verbal si dhe aktivitete dhe interesime të pazakonta dhe të kufizuara.
Ai thekson se secili fëmijë me autizëm dallon nga tjetri, detyra e terapistave është që t’i nxisin fëmijët të ju përshtaten ambientit dhe t’i stimulojnë të kenë sjellje të përshtatshme.
“Rekomandohet që të gjithë prindërit, mësimdhënësit dhe familjarët e tjerë të fëmijës të marrin instruksionet e duhura për qasje sa me te kujdesshme ndaj fëmijëve me autizëm”, thotë Hajdari.
Psikologu shton se autizmi manifestohet ndryshe tek secili fëmijë.
“Preferohet ndërhyrja terapeutike sapo qe fëmija te diagnostikohet”, thekson Fikri Hajdari.
Familjarët e fëmijëve me autizëm tregojnë që nganjëherë është shumë e vështirë të menaxhohen në situata të ndryshme ose në raste kur nuk marrin atë që duan, fëmijët mund të bëhen shumë agresivë, por në shumicën e rasteve janë të afërt dhe të dashur.
Këtë më së miri e tregon Valentina Qeriqi motra e Erionit tetë vjeç e cila është kujdesur për të që nga koha kur e ka kuptuar se Erioni ka autizmin. Sipas saj ka qenë periudhë shumë e vështirë pasi që ka pas raste kur fëmija është bërë shumë agresiv dhe i dhunshëm.
“Unë jam kujdesur për Erionin që kur e kemi kuptuar që ai ishte me autizëm. Duke u rritur nganjëherë bëhej më agresiv kur nuk merrte atë që donte, por në shumicën e rasteve ka qenë i afërt me neve dhe fëmijë shumë i dashur”, thotë Qeriqi.
Fëmijët me autizëm hasen me shumë sfida gjatë jetës së tyre, por më e shpeshta është pranimi i tyre në shoqëri dhe nganjëherë edhe në familje.
Sipas Shoqatës për Autizëm në Prishtinë, ka raste të shumta kur fëmijët me autizëm diskriminohen dhe nuk pranohen në shoqëri.
“Rastet e tilla janë mjaftë të shpeshta në shoqërinë tonë, por ne nuk jemi në dijeni qe ka ndonjë fëmijë me autizëm i cili mbahet i izoluar, dhe nuk pranohet në familje përndryshe do ta raportonim si rast”, tha Shoqatë për Autizëm në Prishtinë.
Fëmijët me autizëm, ndryshe nga të tjerët kanë botën e tyre në mendje ku ai mendon thjesht për gjëra më normale, gjera më të thjeshta. Ndryshe, personi i prekur me autizëm është e paraparë se kur të jetë në moshën 64 vjeçare do të ketë mendjen e zhvilluar të një 14 vjeçari./Fjolla Bajraktari/abresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut