Fëmijët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk marrin shtesa. Ka pasur premtime edhe në fushatën e fundit zgjedhore. Ramush Haradinaj kishte thënë se shtesat për fëmijë mund të jenë së paku 20 euro në muaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale premton se në të ardhmen mund të realizohet ky premtim.
Gjatë fushatës elektorale të gjitha partitë politike patën premtuar shtesa për prindërit që kanë fëmijë, si ndihmë për rritjen dhe zhvillim e tyre.
Kosova është i vetmi vend i rajonit që nuk siguron të holla për familjet që rrisin fëmijë.
Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se nuk beson që shtesat e fëmijëve mund të bëjnë lëvizje të mëdha, porse ato janë të domosdoshme.
Ndërkohë që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është se ka diçka konkrete lidhur me këtë çështje.
Ministri Skender Reçica thotë se paraprakisht do të duhej të bëhej sigurimi i një fondi.
Se do të angazhohet lidhur me këtë çështje, gjatë fushatës elektorale premtim pati dhënë edhe Ramush Ramush Haradinaj, tanimë kryeministër i vendit.
Ndryshe me ligjin e ri MPMS pritet të bëjë ndryshme të mëdha në veçanti për lehonat e papuna dhe shtesat ndaj tyre, si dhe pushimin prindëror.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?