Fëmijët e dëshmorëve e veteranët paralajmërojnë se do shkojnë në Karaçevë

13:00 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Pas hyrjes në territorin e Kosovës së xhandarmërisë serbe kanë nisur reagimet nga krerët politikë.

E lidhur me këtë edhe djali i komandantit të UÇK-së, Patriot Ibrahimi ka paralajmëruar se do të shkojnë në Karaçevë, pikërisht ku u panë xhandarmëria dje, shkruan portali arbresh.info.

Lidhur me këtë aktivitet është ftuar edhe kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

Në orën 12:00 parashihet të mblidhen qytetarë të ndryshëm e veteranë të luftës, e më pas do të vazhdohet deri në vendin e ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme