Të rrallë janë ata fëmijë që zgjedhin të ndërprejnë shkollimin e ulët dhe kjo ndodh për arsye të shumta, sidomos për ato financiare.
G.H, 18 vjeç nga komuna e Podujevës tash e 10 vite ka ndërprerë shkollimin e tij.
Ai thotë se ishte një rrahje mes tij dhe disa shokëve të klasës, që e shtynë atë përfundimisht të largohet nga shkolla.
Ani pse nuk vijon mësimin për shumë vite, fatmirësisht thotë se di të shkruajë e të lexojë, falë ndihmës nga e motra.
“Nuk di pse e kam lënë. Nuk kam kalu mirë me shoqëri, jemi rrehe kështu edhe mora vendim që mos me shku më. Tash normal që po më mungon shkolla e shoqnia por tash vonë. Di me shkrujt, po edhe me lexu po tash ma ndryshe kur t’i thom dikuj qe sjom tu shku në shkolle qe sa vjet, por ka ndodh tash. I kam ra pishman”, ka rrëfyer ai pa dashur t’i zbulohet identiteti.
Indeksonline ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, por, po të njëjtin nuk kanë të dhëna zyrtare rreth numrit të përgjitshëm të personave që kanë braktisur shkollën.
“Një indikator që ne e kalkulojmë dhe publikojmë është “ Fëmijët jashtë shkolle” në arsimin e obliguar, dhe kjo përqindje është 5.2% për vitin shkollor 2016/17, i kalkuluar sipas metodologjisë së UNESCO-së.”, ka thënë shkurt zyrtari për informim i MASHT-it, Valmir Gashi në një prononcim për Indeksonline.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit anëtar në Komisionin për Arsim Shkencë dhe Teknologji, Fidan Rekaliu thotë se është për keqardhje që mash nuk e di numrin e saktë të fëmijëve që nuk vijojnë shkollimin.
“Sinqerisht është e vështirë t’i qasesh trajtimit të një problemi e të mos ndeshesh me fenomene të renda. Është për keqardhje që MASHT nuk ka të dhëna për numrin e saktë të femijeve që nuk vijojnë shkollimin. Statistika ekzistojnë në shumë hulumtime dhe dihet se përqindja e fëmijeve të tillë është mjaft e lartë. Në komisionin parlamentar do të perpiqemi që ta shtrojme për diskutim këtë çështje në sesionin e radhës parlamentar.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
Sipas tij, Qeveria nuk është duke e trajtuar arsimin më shume se sa si mjet për akomodim të interesave të veta elektorale dhe financiare përmes grupeve të interesit.
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...