FEMaktiv organizon Javën e Debateve Feministe duke filluar nga sot deri më 23 korrik, në hapësirën e Lumbardhit.
Java e Debateve Feministe organizohet me qëllim që ti trajton çështjet e ndyshme; duke filluar nga ajo se çfarë nënkupton feminizmi; si është i ndërlidhur feminizmi me sfera dhe lëmi të ndyshme apo si mund ti shohim këto lëmi nga perspektiva e feminizmit?
A mund të jenë edhe burrat feminist? A mund të flasim për një drejtësi e cila siguron barazi në mes të grave dhe burrave?
Sa jemi të gatshëm ne si shoqëri ta pranojmë feminizmin si pjesë të jetës tonë? Sa është i rëndësishëm kontributi ynë si qytetarë/e në këtë drejtim? Gjitha këto janë çështje që synohen të trajtohen gjatë kësaj jave.
Iniciativa FEMaktiv fton të gjithë qytetarët/et që të marrin pjesë në këtë debat të hapur, që do të zgjatë katër ditë duke debatuar çështje të feminizmit në sfera të ndyshme të jetës tonë.
Për më tepër, java e debateve feministe ka për qëllim ngritjen e debatit se çfarë kontributi mund të japim ne si qytetarë/e për ta arritur një barazi gjinore në mes të grave dhe burrave.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”