Bordi i BQK’së, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur që Fehmi Mehmeti të jetë ushtrues detyre i Guvernatorit, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës që u emërua Ministër i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të Ri. Qe nga viti 2014, z.Mehmeti , ka ushtruar pozitën e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK’së për media.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...