Kandidati për kryetar të Mitrovicës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Fehmi Ferati përmes një statusi në facebook ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës dhe ata nga diaspora për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Ferati ka shkruar se votimi i qytetarëve për VV-në ishte votë për ndryshime edhe pse në Mitrovicë janë shënuar 145 raste të incidenteve në vendvotime.
Ky është postimi i plotë:
Të dashtun bashkëqytetarë të Mitrovicës dhe ju që jetoni në diasporë,
Zgjedhjet përfunduan, pas një fushate me takime e tubime dhe mikpritje. Fjalët dhe kërkesat tuaja mbeten në obligimin tonë pavarësisht rezultateve. Ju falemnderit nga zemra e nga mendja për besimin tuaj dhe votën. Mirënjohës deri në Vetëvendosje!
Votimi juaj për VV ishte për ndryshime edhe pse qyteti jonë prapë shënoi 145 raste të incidenteve në vendvotime e me numër rekord të fletëvotimeve të pavlefshme.
Me një fushatë pa premtime të rreme, me platformë reale të qeverisjes e me projekte reale, me ide gjeniale nga grupi i të rinjëve e mitrovicasve që jetojnë në mërgim, me kosto 4 – 5 mijë euro të fushatës, herë me ndonjë pite nga nanat e aktivistëve e ndonjë burek, pa e “blerë” asnjë votë dhe pa shtruar zhavor e asfalte ne zona të harruara, pa asnjë poster e billboard, pa asnjë kërcënim e shantazh të votuesit në Mitrovicë, VV ka shënuar rritje prej 112%! Prej 7% në vitin 2013 në 16% në 2017!
Tani kemi 6 ose 7 asamblistë. Fehmi Ferati si kandidat dhe gjithë qendra e VV në Mitrovicë mbetemi “ksajde” të përkushtuar për të rikujtuar subjektet dhe kandidatët çdo premtim që kishin deklaruar në fushatë! VV çdo ditë e betuar me mendje e me zemër në mbrojtje të qytetarit të manipuluar e të mashtruar tash 17 vjet nga klanet e koalicionet e natës!
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...