Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në SHBA ku është nderuar me titullin “Anëtar Nderi”.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj në këtë takim theksoi nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Pritja nga vëllezërit dhe motrat shqiptare në selinë e Federatës Pan-Shqiptare ‘VATRA’ më bën gjithmonë të ndjehem i nderuar dhe të kuptoj se sa i rëndësishëm është ky institucion për shqiptarët kudo që janë. Pata nderin që nga kryetari Elmi Berisha të pranoj titullin “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës Vatra.
Bashkëbisedimi me kryetarin Elmi Berisha dhe anëtarë të tjerë për sfidat aktuale të Kosovës dhe rolin kyç që diaspora luan në avancimin e interesave tona kombëtare ishtë frytëdhënes dhe i rëndësishëm.
Theksova se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të punojë për një plan strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim të shpejt në NATO, pasi Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh.
U bëra thirrje vëllezërve tanë shqiptaro-amerikanë, në veçanti këtij institucioni të respektuar që të angazhohen pranë autoriteteve amerikane për të përshpejtuar këtë proces jetik, duke forcuar edhe më tej lidhjen e pazëvendësueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Falënderim i veçantë për një punë të madhe që ‘VATRA’ po e bënë dhe pritjen e ngrohtë e vëllazërore!/Arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë