Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se do të organizojë një protestë nesër në ora 11:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.
“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e bërë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...