Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkrah plotësisht kërkesën legjitime të SBASHK-ut respektivisht Këshillit Drejtues të saj, kërkesa këto të përbashkëta edhe të Federatës të paraqitura në Protestën e fundit të mbajtur me datë 08.11.2021.
FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera menjëherë pas zgjedhjeve lokale do ti adresohet Qeverisë me kërkesën e njejtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe që i njejti të implementohet me buxhetin e vitit 2022.
Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji.
Në fund njoftim për punëtorët shëndetësor Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin,nuk dihet se me cilin koeficient janë përllogarritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët./arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...