Kanë kaluar më shumë se 26 vjet që nga përfundimi i luftës e pasojat që lanë serbët janë ende prezentë.
Gjatë luftës në Kosovë, ushtria dhe policia serbe vranë më shumë se 13 mijë civilë shqiptarë, masakruan, dhunuan, dogjën e shkatërruan gjithkah që u doli përpara. Për këto krime, edhe pas dy dekadash, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë dënuar vetëm 74 individë.
Duke i marrë për bazë krimet e Serbisë, Amer Alija thotë se askush nuk mund ta mohojë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“I kemi më shumë se 10 mijë viktima civile atëherë po shihet që gjyqësori asnjëherë nuk do të arrin ti dënojë gjithë ata që kanë bërë krime të luftës, por së paku Tribunali i Hagës i ka dënuar eprorët ushtarak serb të cilët kanë bërë krim,e kundër njerëzimit. Kemi prova kemi fakte gjyqësore të cilat e dokumentojnë se çka ka ndodhur në luftën e Kosovës dhe ato vendimet e pakta gjyqësore askush nuk mund të mohoj e ndryshojë të kaluarën dhe luftën se çka ka ndodhur”, ka thënë për RTK.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i cili ka përcjellë në vazhdimësi sistemin e drejtësisë në Kosovë, thonë mungesa e rezultateve për të zhvilluar hetime dhe gjykimin e të dyshuarve për krime, ndërlidhet me disa faktorë.
Njëri prej tyre sipas Astrit Kolajt, është mungesa e një strategjie për t’i trajtuar krimet e luftës.
“IKD që nga viti 2020 ka kërkuar që Kosova duhet ta përgatisë një strategji kombëtare për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe në bazë të asaj strategjie të veprojë dhe po ashtu kemi kërkuar që të merren shembull nga shtetet e rajonit siç janë Kroacia dhe të tjerë dhe sot kur jemi në fund të vitit 2024 Kosova ende vepron pa nja strategji për krimet luftës”, ka thënë Kolaj.
Kolaj po ashtu përmendi refuzimin e bashkëpunimit të Serbisë me organet e drejtësisë, për çka thotë se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që t`i bëjë më shumë presionin shtetit serb.
“Na e dimë këtë punë se Serbia thuajse është e pamundur që ti dorëzoj ata por është obligim dhe detyrë e institucioneve të Kosovës që të kërkojë dhe zbardhet e vërteta dhje të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë dhe të gjykohen për atë që kanë barë”, ka shtuar Kolaj.
E gjatë luftës së fundit në Kosovë, shteti serb vrau rreth 13,500 persona, ndërkohë 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...