Google ADS

FDH nisë ciklin e ligjëratave në përkujtim të ngjarjeve të luftës

07:18 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

Meqenëse viti 2018-2019 shënon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast Fondi për të Drejten Humanitare zyra në Kosovë ka filluar ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj FDH organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Rogovës” që do të mbahet sot në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Me datën 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit, u vranë 26 persona, ndër ta 9 civilë, anëtarë të familjeve Morina, Shala, Kryeziu dhe Berisha.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme