Sulmi ndaj Pentagonit me 11 shtator 2001 është kapur përmes një serie fotografish që nuk janë publikuar më parë.
Ato tregojnë dëmin katastrofik të shkaktuar nga avionët e rrëmbyer me pasagjerë që u përplas me ndërtesën, transmeton portali arbresh.info.
Fragmente të fluturimit American Airlines 77 mund të shihen në dysheme pasi u copëtuan nga përplasja.
Aeroplani i cili goditi në mes të katit të parë dhe të dytë të ndërtesës historike, çeli një vrimë në ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes.
Janë dashur ditë të tëra për të shuar zjarrin i madh prej të cilit edhe pjesë të Pentagonit u shembën.
I kombinuar me sulmet në qendrën Botërore të Tregtisë, sulmet e 11 shtatorit janë aktet më të rënda të terrorizmit në histori.
Në këtë sulm 2,996 njerëz kanë mbetur të vdekur e më shumë se 6 mijë të plagosur./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...