Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, në emisionin “Interaktiv” në KTV ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD do të dalë fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Fatmir Limaj është oferta më e mirë për kryeministër”, ka thënë Hoxha.
“Z. Limaj është lider unfikues. Ai nuk mendon në aspektin personal por në aspektin shtetëror. Ka qenë pjesë e shumë vendimeve të rëndësishme për shtetin, dhe vetëm Limaj mund ta përmbyll dialogun me Serbinë, e për këtë arsye qytetarët duhet t’ia japin besimin”, ka thënë Hoxha.
“Jam i bindur se koalicioni ynë do të dalë fitues”.
Hoxha ka thënë se Nisma është kthyer në shpresë për qytetarët.
Ai ka treguar se në Nismën në Gjakovë ka pasur aderime së fundi nga PDK-ja, ku i janë bashkuar tre kryetarë të nëndegëve.
Hoxha beson se do të bëhet deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se qytetarët e njohin për angazhimin e tij në luftën çlirimtare dhe pas saj tash së fundi në politikë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...