Google ADS

Faton Peci zgjedhet kryetar i degës së Guxo në Mitrovicë

22:48 | 28 Maj 2022
KRG

Ministri i Bujqësisë, njëherazi edhe anëtar i Guxo, Faton Peci, është zgjedhur udhëheqës i kësaj partie në degën e saj në Komunën e Mitrovicës.

Me 296 vota për dhe një abstenim, Peci do të jetë udhëheqës i Degës së partisë në të cilën është bashkëthemelues.

Postimi i plotë:

Sot kurorëzuam me sukses Kuvendin e parë zgjedhor të Partisë Guxo në Mitrovicë. I falënderoj përzemërsisht 296 delegatët që votuan pro dhe njërin që abstenoi. Besimin që mora nga ju do ta kthej në guxim për veprim kurdo e kudo. Unë jam vetëm njëri nga ju, por bashkë do të mund ta ndërtojmë një platformë politike që i duhet Mitrovicës. Do të jemi konkurrentë serioz në skenën politike në Mitrovicë dhe nuk do të kursejmë asgjë që qytetit tonë t’ia kthejmë borxhin së bashku me reputacionin.

Në qytetin e minatorëve guximi është skalitur qëmoti. Unë bashkë me ju do ta vazhdojmë guximshëm betejën për Mitrovicën që e duam!

Na priftë e mbara!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme