Faton Peci, këshilltar politik i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj PDK-së e cila hodhi akuza për vizitën kreut të LVV-së Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani në Mitrovicën e Veriut.
Në Facebook, Peci thotë se reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është po ashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.
Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në pazar.
Ne mbaruam vizitën tonë me sukses të plotë në veri të vendit. Reagimet për vizitën nuk e zhbëjnë atë. Ne jo vetëm që ishim, por do të jemi sërish atje. Jo për të bërë fushatë, por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin PDK dhe satelitët e saj nuk arritën ta bëjnë prej dy dekadash!
Reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të…
Posted by Faton Peci on Saturday, January 30, 2021
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...