Edhe pse konsiderohet se është shqiptari i parë në botë me aftësi të kufizuara që ka arritur rekorde botërore në sportin Goal Boll që është elita e sportit suedez, Fatmir Seremeti, asnjëherë nuk e ka pranuar se do të jetë verbëria, ajo që mund të jetë kufizim i arritjeve të suksesit të tij, por se vetëm më punë, vullnet dhe përkushtim mund t’i realizoj të gjitha planet dhe ëndrrat e tij në jetë.
Si fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare të arta, të argjendta dhe të bronzta, në lojëra Olimpike ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara ( Para Lympiade), në sportin Goal Boll, për Fatmirin i cili jeton në Suedi, pikërisht në Malmo, personat me aftësi të kufizuara, e që ai më shumë dëshirë i quan persona me aftësi të ndryshme, mund të jenë Ambasadorë më të mirë për shtetin e tyre të origjinës, edhe pse sipas tij, për këtë nevojitet përkrahje, dhe që politika, institucionet dhe shoqëria, ta sheh këtë kategori si të barabartë, e jo si vlera më të ulëta.
Në një intervistë për Telegrafin, ai theksoi se e ndjen veten shumë krenar për këto të arritura, por edhe e kupton që e ka me borxh të bëjë sa më shumë, të flet dhe të aktualizoj gjendjen e bashkatdhetarëve të tij me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Së fundmi ai ka përfunduar dhe promovuar librin në gjuhën suedeze “Nga errësira në sukses”, një histori e jetës së tij, ku fillon nga marrja e lajmit për diagnozën e tij Glaukoma, që merr lajmin se do të bëhet i verbër, çfarë zgjidhje ka dhe si janë mundësitë për të pasur një jetë të pavarur dhe të suksesshme.
Telegrafi: Z. Seremeti, jeni shqiptari i parë në botë me aftësi të kufizuara , që keni arritur rekorde botërore. Na tregoni pak për rrugëtimin e suksesit tuaj, e po ashtu edhe për sfidat dhe vështirësitë që keni kaluar, deri të suksesi?
Fatmir Seremeti: Rruga ime deri të suksesi, ishte shumë e vështirë. Unë u diagnostikova me sëmundjen Glaukoma, kur isha vetëm 13 vjeç, dhe atëherë me humbën shpresat për të jetuar. Të gjitha ato ëndrra, plane dhe identiteti u shua, sikur shikimi, dhe nuk gjeja asnjë rrugëdalje. Hyra ne depresion të rëndë dhe mendoja se një jetë si i verbër nuk është jetë për të jetuar. Por, sikur jeta duket si mos më keqi, gjithmonë dal një person ose diçka, dhe ta tregon një rrugë tjetër. Unë e takova një person që punoja me arsimtarin tim në shkollë për të më edukuar se si munden të më ndihmojnë mua sa më shumë, dhe u kuptua se pasioni im i madh ishte sporti. Ajo ma mundësoj që unë të shkoj prej qytetit tim Malmö në Stockholm, dhe të provoj disa sporte që unë mundem t’i bëjë edhe pa shikim. Në këtë qytet kontaktova me sportin Goal Boll, për herë të parë. Por, më shumë kishte rëndësi se unë takova tjetër rini me të njëjtën probleme si unë, dhe për herë të parë prej kur u diagnostikova më sëmundjen time, nuk e ndjeja vetën të vetmuar. Ata vajza dhe djem, më bënë që unë të kuptoj se një jetë si i verbër, nuk do të thotë se do të jesh i vetmuar dhe se unë do të gjejë zgjidhje, dhe do të mësohem të jetoj i pavarur, dhe si individ i aftësuar. Unë si fëmijë kam pas shumë talent për sporte që merren me top, dhe prandaj u zhvillova shpejt në Goal Boll. Pas 2 viteve arrita të bëhem pjesë e kombëtares suedeze, dhe mora pjesë në kampionatin botëror në Rio De Janeiro, ku fituam, medaljen e artë. Pas këtij kampionati, jam krenar që u bëra kampion suedez 15 herë, mora pjesë në 9 kampionate evropiane, ku kam fituar 3 medalje të bronzta, dhe në 3 lojëra Paralympike, Bejing –Bronz, në Londër vendin e 8-të, dhe në Rio De Janeiro vendin e 4-të.
Telegrafi: Çka do të thotë ky sukses për ju, që jeni shqiptari i vetëm në botë i këtij lloji të sportit?
Fatmir Seremeti Nuk jam i vetëm, ka edhe shqiptarë të therë që janë pjesëmarrës në Goalball, por që nuk kanë arritur ende në të njëjtin nivel. E ndjej veten shumë krenar por edhe e kuptoj që e kam me borxh të bëjë sa më shumë, të flas dhe të aktualizoj gjendjen e bashkatdhetarëve të mi, me aftësi të kufizuara në Kosovë. Unë kam pas fat qe jam në Suedi, dhe këtu më janë hapur mundësitë që i kam tash. Me pas qenë në Kosovë, sigurisht nuk isha këtu ku jam tash me suksese.
Telegrafi: Kush ju ka ndihmuar deri te ky sukses, dhe a keni menduar ndonjëherë se më punën dhe angazhimin tuaj, do të arrini majat e suksesit?
Fatmir Seremeti: Në vitin 2000, vizitoja Kosovën dhe të afërmit, ishim duke ardhur me autobus dhe u ndalëm për pushime në Maqedoni. Nga aty u largova dhe për shkak të gjendjes, vendosa që të marr jetën time në duar, por diçka ndodhi. Unë kisha aq shumë depresion për verbëri, dhe dhimbja e brendshme për pak më shtyri deri te një hap i pakthyer. Por, forca ime e brendshme, nuk më lejoj të marr atë hap. Aty, kam vendosur që përgjithmonë të jap të gjitha për vetën, dhe për tërë ata qe nuk munden vet, dhe që gjithmonë të punoj për të mirë, të zhvillohem dhe të shkoj përpara me jetën. Asnjëherë nuk do të jetë verbëria, ajo që mund të jetë kufizim, se çka unë mundem të arrijë, dhe deri më tash kam realizuar të gjitha planet dhe ëndrrat që kam pas.
Telegrafi: Jeni fitues i shumë medaljeve në lojëra Olimpike ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara ( Para Lympiade), në sportin Goal Boll. Na flisni pak për këtë lloj të sportit?
Fatmir Seremeti: Goal Boll është një sport, me ekip që luan 3 me 3. Luajmë me një top që i ka 1,25 kg dhe luajmë në një sallë sporti, që ka vijat taktile në tok. Fusha është 9 herë 18 metra i gjatë, dhe asnjë lojtarë s’ka të drejtë të sheh asgjë. Për këtë shkak të gjithë kanë syze të mbyta, që të mos shohin asgjë. Sporti Goal Boll luhet në të gjithë botën.
Telegrafi: Ju jeni elita e sportit botëror suedez, megjithatë me origjinë jeni shqiptar. Sa keni mundur ta promovoni vendit tuaj të origjinës, meqë tashmë jeni një sportist me përmasa botërore?
Fatmir Seremeti: Unë dhe vëllai im Florim Seremeti, kemi qenë disa herë në Kosovë, bashkë me grupe ndërkombëtare, ku jemi munduar që ta zhvillojmë sportin Goal Boll në Kosovë. Por, për shkak të strukturave të dobëta, dhe interesi i ultë i institucioneve vendore, Kosova ende nuk arriti të jetë pjesë e strukturave ndërkombëtare, dhe t’i jepet mundësia për pjesëmarrje në kampionate të ndryshme të këtij sporti.
Telegrafi: Të gjithë shqiptarët që kanë prekur majat e suksesit, mundë të themi se janë ambasadorët më të mirë, të vendit të tyre të origjinës. Komenti juaj?
Fatmir Seremeti: Edhe pse në shumë pjesë, shoqëria shqiptare duhet të edukohet dhe gjithsesi të përmirësohet kushtet për personat me aftësi të kufizuara. Unë e ndjejë vetën shumë krenar me origjinën time, pra që jam shqiptar, dhe kur me jepet mundësia punoj dhe angazhohem për Kosovën.
Telegrafi: Na flisni për shkollimin tuaj dhe punën që keni bërë deri më tani?
Fatmir Seremeti: Kam kryer shkollën në gjuhën suedeze prej kur isha 9 vjeç. Në këtë moshë isha, kur erdhën në Suedi nga Kosova. Kam kryer gjimnazin për Pedagogji të fëmijëve dhe kam një vit studime universitare për Pedagogji dhe menaxhim të sportit në Suedi. Kam punuar me sport shumicën e viteve prej 2005 deri në vitin 2016 kur fillova të punoj për Shoqatën e të Verbërve në Suedi, në veçanti për të zhvilluar sferën e politikës dhe lëmit për të verbrit në rajonin Skånes në Suedi. Pas dy viteve vendosa që ta provoj fatin vet dhe menaxhoj kompaninë time, e cila quhet “Insight Visions”, dhe merret me inspirim (public speaking) evente, konferenca dhe rrjete, investime dhe konsultime.
elegrafi: Keni përfunduar librin në gjuhën suedeze “Nga errësira në sukses”. Na tregoni pak për librin, dhe kur do të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe?
Fatmir Seremeti: Libri është një storie për jetën time, prej kur mora diagnozën Glaukoma, në moshën 13 vjeçar, e deri të lojërat Paralympike 2016. Në libër jam munduar të përshkruaj se çka ndodh me një njëri, që merr lajmin se do të bëhet i verbër. Çka ndodh në zemër dhe momentalisht, si reagon familja dhe shoqëria, çfarë zgjidhje ka dhe si janë mundësitë për të pasur një jetë të pavarur dhe të suksesshme. Sa ndikon kjo, që të merresh me sport, dhe çfarë dyersh mundët sporti t’i hapë për suksese, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përgjithshme. Nuk e di se kur libri do të përkthehet në gjuhën shqipe, pasi që kjo është një çështje financiare.
Telegrafi: Keni marrë ndonjë ftesë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, për ndonjë bashkëpunim të mundshëm, dhe a jeni i gatshëm të ktheheni dhe të kontribuoni në vendit tënd të origjinës?
Fatmir Seremeti: Prej kur jemi munduar unë dhe vëllai të kontribuojmë në Kosovë, asnjëherë nuk kemi pas ndonjë ftesë. Unë gjithmonë jam i gatshëm që të kontribuoj si në Shqipëri, dhe për Kosovë. Personat me aftësi të kufizuar, e që unë më shumë dëshirë u them persona me aftësi të ndryshme, mund të jenë Ambasadorë më të mirë për shtetin e vet, pra të origjinës, por neve na nevojitet përkrahje, dhe që politika, institucionet dhe shoqëria, të na sheh si të barabartë, e jo si vlera më të ulëta.
Telegrafi: Cili është mesazhi juaj për të rinjtë shqiptarë?
Fatmir Seremeti: Kam dëshirë të them se bota është arena e juaj, pra e rinisë. Nëse Rita Ora, Dua Lipa dhe i vogli Fatmir Seremeti, munden të kenë suksese, atëherë them se çka i ndalë të rinjtë. Gjejeni pasionin e juaj dhe bëni gjithçka që të realizoni ëndrrat e juaj. Leni fjalët, nisja puno dhe merri hapat e parë drejtë ëndrrës juaj. Unë kam ushtrime dy herë në ditë nga 2 orë, për 6 ditë në javë, vetëm e vetëm për të ardhur këtu ku jam tash.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030