Isa Mustafa, gjatë ditës së mërkurë, mori goditjen e fundit nga partneri i koalicionit, PDK-ja, me të cilën kishin qeverisur bashkë gati për tri vjet. Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka drejtuar LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, thotë se Mustafa ka dështuar me qeverisjen e vendit dhe me atë të partisë. Sejdiu nuk e përjashton mundësinë që të rikandidojë për kryetar të LDK-së.
Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka akuzuar ashpër Isa Mustafën dhe mënyrën se si ai e ka menaxhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për Gazetën Express, Sejdiu, i cili mban postin e Kryetarit të Nderit të LDK-së, thotë se e kishte paralajmëruar Mustafën për rrezikun me të cilin mund të ballafaqohej, duke hyrë në koalicion me PDK-në, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.
Madje zbulon se ky koalicion ishte lidhur shumë më herët se që u prezantua në opinion, pavarësisht krijimit të VLAN-it.
“Në mënyrë të papërgjegjshme ka filluar dhe në mënyrë të papërgjegjshme ka përfunduar ky koalicion. Unë i kam dhënë vërejtjet e mia për këtë koalicion, por që nuk janë marrë parasysh nga lidershipi”, u shpreh Sejdiu .
Bashkëpartiaku i Mustafës nuk habitet me atë çfarë ndodhi të mërkurën, me ç’rast pikërisht partneri i koalicionit prishi atë, duke e votuar mocionin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë.
Sipas Sejdiut, Mustafa përfundoi njësoj sikurse ai ia bëri bllokut opozitar, atë kohë VLAN-It. Ish-lideri i këtij subjekti që ishte në postin e të parit të LDK-së pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke e marrë udhëheqjen në vitin 2006, kërkon largimin e Mustafës nga ky subjekt.
E rëndësishme, sipas tij, është që LDK-ja tash e tutje ta dijë se kush po e udhëheq. Sejdiu pranon se është i gatshëm që të jetë pjesë e listave zgjedhore të LDK-së dhe të japë kontributin e tij në këtë subjekt. Ai kërkon që të ketë një reflektim të veçantë nga LDK-ja, përderisa e bën përgjegjës Mustafën për gjendjen që kjo parti është tani. /Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...