Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, ka treguar se sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të Nderit dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ai në një status në Facebook, ka treguar edhe arsyet pse e ka marrë këtë vendim. Sejdiu ka thënë se LDK tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë.
Ky është reagimi i plotë i Sejdiut:
Të dashur miq,
Edhe pse i paftuar si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetar Nderi i LDK-së, sot mora pjesë në mbledhjen e këtij Këshilli, në të cilin do të duhej të debatoheshin çështje të rëndësishme, në kuadër të të cilave çështja e koalicionit parazgjedhor, si dhe lista e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Sikur edhe më herët, Kryetari i LDK-së dhe njerëzit përreth tij nga Kryesia, sikur që kanë bërë praktikë, pa respektuar Statutin e LDK-së, kanë lidhë këto koalicione parazgjedhore dhe kanë ndërtuar listë të deputetëve duke anashkaluar personalitete të rëndësishme dhe të dëshmuara të LDK-së si dhe duke futur emra që absolutisht nuk kanë pasur lidhje me LDK-në, bile edhe kundërshtarë të saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë si dhe përndjekjen e gjithë atyre që kanë menduar ndryshe nga vullneti i lidershipit të saj.
Aq më tepër, ka ofruar në përgjegjësi të larta partiake dhe shtetërore njerëz që më së paku mendojnë për zhvillimin pozitiv të saj dhe të atillë që nuk kanë kurajon dhe guximin qytetar dhe politik që të ju kundërvihen këtyre rrjedhave të liga.
Si pasojë e kësaj, LDK, ashtu siç kishte vepruar me papërgjegjësi në ndërtimin e koalicionit të deritashëm, si rezultat i “metamorfozës shtetformuese” të liderit të saj, pas ortekut të sharjeve të stilit të tij, pokështu u ndëshkua nga partnerët e tij duke e dëmtuar dinjitetin e LDK-së.
Duke vërejtur se kjo sjellje e papërgjegjshme e lidershipit të LDK-së është duke vazhduar pa ndërprerë dhe se mekanizmat e LDK-së janë shëndrruar në instrumente që vazhdimisht keqpërdoren prej tij si dhe duke mos parë gadishmërinë që të ndërprehet kjo praktikë antidemokratike, sot kam dhënë dorëhjeqje të parevokushme nga pozita e Kryetarit të Nderit dhe anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...