Fatmir Rexhepi është njëri nga figurat më të rëndësishme të LDK-së e i cili në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e partisë së tij, thënë më saktësisht të udhëheqësisë së LDK-së në këto vitet e fundit.
I zhgënjyer nga rezultati i dobët që ka marrë LDK-ja, e cila në nivel vendi nga rezultatet e publikuara nga KQZ-ja ka marrë vetëm 13.08 përqind të votave, përjashto këtu votat nga diaspora dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Rexhepi në një intervistë ka thënë se deri tek ky rezultat ka ardhur si pasojë e vendimeve politike në momente të caktuara të udhëheqësia së partisë së tij, dhe e cila përveç që ka thirrur në përgjegjësi të tyre, duhet të jetë një moment për hapjen e debatit të brendshëm në parti.
Për të humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve nuk është LDK-ja por udhëheqësia e saj.
“Rezultati është shumë i ulët, diçka që nuk ka ardhur si rezultat i vendimeve politike në momente të caktuara, që drejtpërdrejtë, thërret në përgjegjësinë e liderit dhe të udhëheqjes së partisë të cilët besoj që para kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë rast unë po them humbësit më të madh edhe dështimi më i madh është vet vendimet politike të udhëheqjes se sa, LDK-ja nuk ka humbur, por ka humbur udhëheqësia e LDK-së e cila është bartëse e këtij rezultati”, tha Rexhepi, shkruan Bota Sot.
Ajo që tashmë po kërkohet nga e gjithë anëtarësia e LDK-së është një reform e thellë e partisë.
Sipas Rexhepit, elektorati dhe anëtarësia e LDK-së i kanë dhënë notë negative dhe se tani partisë së tij i duhet një format tjetër politik, i cili do ta kthente besimin e anëtarësisë.
“LDK-së i duhet një format tjetër politik i cili do të marrë përsipër të kthej besimin e anëtarësisë, por asnjëherë pa u identifiku me ata që deri dje nuk ishin pjesë e ndryshimeve”, nënvizoj Rexhepi.
Rexhepi kishte kohë që kishte kërkuar ndryshim në parti dhe këtë para se të futeshin në proces zgjedhor. Ai ndonëse nuk ka garuar si deputet nga Ferizaj, ka thënë se ka votuar partinë e tij dhe se do të jap kontributin në Kuvendin e LDK-sënë momentin që do të thirret.
Dorëheqja sipas tij e udhëheqësisë së LDK-së është e vonuar, duke kërkuar kështu që të krijohet hapësirë për njerëzit e LDK-së që kanë dije, potencial, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.
“LDK është parti që ka shtrirje ka anëtarësi të madhe. Unë jam njëri ndër ata zëra që ka kërkuar që 5-6 muaj që duhet të ndodh ndryshimi por para se të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të kemi një ndryshim të ri, të kemi një lidership të ri, por kjo nuk ndodhi. Tash vjen dorëheqja por është e vonuar dhe rezultati është shumë i dobët. Por mendoj që ka brenda LDK-së kuadro tjera që kanë përgatitje, që kanë mundësi, që kanë potencial, kanë dije, por duhet të krijohet hapësira në kuvendin e LDK-së, që të kemi zgjedhje demokratike. Njerëzit që kanë dështuar duhet të reflektojnë ta lëshojnë rrugën sepse duhet ndryshimi. Ata që e provuan ranë nga provimi dhe nuk munden me ba ndryshim andaj kjo është përgjigja që duhet ta jep Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, nënvizoj ai.
Rexhepi e ka uruar fituesin e zgjedhjeve Vetëvendosjen, duke thënë se është fitore e merituar.
Ndryshe të nesërmen e zgjedhjeve Isa Mustafa deklaroi se ai dhe kryesia e LDK-së do të tërhiqen duke thirrur kështu Kuvendin e partisë për të vendosur udhëheqësinë e re të partisë.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...