Fatmir Rashiti nënkryetar i komunës së Shtimes nga PDK-ja dhe anëtarit të kryesisë së PDK-së ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti, shkruan arbresh.info
Lajmin e ka konfirmuar vetë Rashti përmes një postimi në rrjetin social Facebook
Ai ka thënë se largimi i tij erdhi pasi që kryetari i Shtimes Naim Ismajli dhe disa anëtarë të degës së PDK-së në Shtime vendosen që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinutitet qeverisës tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e Ismajlit për kryetar të komunës.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, spektër i gjerë politikë, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile, media të shkruara dhe elektronike ju njoftoi me keqardhje se nga data 6 .8. 2017 kam dhënë dorëheqje të parevokushme nga posti i anëtarit të Kryesisë së PDK-së si dhe nga posti i nënkryetarit të Komunës së Shtimes. Këtë hap jo të lehtë për mua e mora pasi që me një grup shokësh përbrenda PDK-së me vite të tëra u munduam të bëjmë ndryshime pozitive e demokratike mirëpo kryetari aktual i komunës së Shtimes, Naim Ismajli me disa anëtarë të Degës së PDK-së në Shtime vendosi që për zgjedhjet lokale të vazhdohet me kontinutitet qeverisës tashmë të tejkaluar dhe përsëri me kandidaturën e vet të katërt me radhë!!! Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit ishte një alarm i mirë për të bërë reforma rrënjësore për të ec sigurtë me fitoren e radhës, ndërsa unë dhe disa anëtarë të Kryesisë ishim thellësisht të interesuar që të bëhen reforma të mirëfillta për kanditurat e mundshme për kryetar komune. Ju bëjë me dije se unë hoqa dorë nga çdo kandidaturë për të hapur rrugë një kandidati konsensual, i cili sipas meje ishte z. Fehmi Mujota dhe me të cilin fort besoja se do t’i fitonim zgjedhjet lokale. Kjo nuk ndodhi dhe nuk di arsyet pse! Unë shfrytëzoj këtë mundësi me ju falëmderuar të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes për bashkëpunimin në ecjen tonë të përbashkët për këto 18 vite me të gjitha sfidat, vështirësit dhe sukseset që i patëm gjatë aktiviteteve tona kudo që ishin. Vërtetë ju jam shumë mirënjohës për të gjitha angazhimet tuaja. Ju jeni pasuria dhe krenaria më e madhe që kam në jetë.
Me respekt, Fatmir Rashiti/arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor