Votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, i cili do të mbahet në seancën e të mërkurës në Kuvendin e Kosovës, për NISMA-n si iniciuese e tij, do të dalë i suksesshëm. Kështu ka thënë lideri i kësaj partie politike, Fatmir Limaj, në një prononcim për portalin Kryetari i NISMA për Kosovën nuk e ka përjashtuar mundësinë, që të ketë marrëveshje në mes të PDK-së dhe LDK-së para të mërkurës për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
“Me zhvillimet e ditëve të fundit përfundimisht është bërë e qartë për të gjithë se kjo qeveri më nuk e ka besimin jo vetëm të qytetarëve, por as të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e çoroditur tanimë janë zgjedhjet e parakohshme dhe për të ardhur te zgjedhjet e parakohshme janë dy mundësi, përmes shkëputjes së marrëveshjes për koalicion nga partnerët ose përmes votimit të mocionit të opozitës”, ka thënë kryetari i NISMA-s për Fatmir Limaj ka shprehur bindjen se të mërkurën do të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë dhe kështu vendi të shkoj në zgjedhje.
“Reagimi i qeverisë pas procedimit të mocionit është treguesi më i mirë se kjo qeveri e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Qeveria nën panikun e rrëzimit shpërfaqi të gjithë jo seriozitetin dhe papërgjegjësinë qe e ka karakterizuar tash e tri vite, duke paralajmëruar procedimin në Kuvend të demarkacionit me Malin e Zi dhe për t’i vënë deputetët para aktit të kryer, me të vetmin qëllim për ta shpëtuar veten. Se këta qeveritarë janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të qëndruar edhe një vite ne pushtet kjo tanimë është e qartë, por unë jam i bindur që deputetët të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkacionit nuk do të pranojnë ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për ta shpëtuar këtë qeveri, pasi që edhe ashtu në vitin e ardhshëm i kalon mandati. Prandaj, sikur qytetarët e Kosovës edhe unë, me të drejtë presim që të mërkurën të votohet mocioni i mosbesimit ndaj kësaj qeverie dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Fatmir Limaj për Veriu.info
Kur është pyetur se kë e sheh kryeministër të ardhshëm, nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, Limaj nuk ka përmendur ndonjë emër konkret. “Në zgjedhjet e ardhshme pres ndryshimin e plotë në Kosovë. Ndryshimi i plotë është fitorja e opozitës”./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...