Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Zafir Berisha, do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.
Sipas tij, Berisha së bashku me kandidatët e tjerë të Nismës, do të dalin fitues të zgjedhjeve.
“Zafir Berisha është kryetari i pakontestueshëm i Prizrenit”, tha Limaj, gjatë një takimi që ka pasur sonte me kandidatët e Nismës për Kuvendin e Prizrenit.
“Ju do të jeni ekipi fitues i zgjedhjeve në Prizren”, ka thënë Limaj.
Në këtë takim, Limaj e Berisha kanë diskutua për të gjitha hapat e veprimit në organizimin e zgjedhjeve.
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha foli për platformën zgjedhore të NISMA për Prizren.
Ai, kërkoi nga kandidatët dhe strukturat e partisë që të jenë pranë qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre, që “Prizrenin t’ua kthejmë qytarëve”,shkruan PrizrenPress.
“Padyshim se fryma e NISMA-s socialdemokrate, tash e sa vite është instaluar në qytetin e Prizrenit, frymë kjo që do të kurorëzohet me fitoren e radhës me 22 tetor”, tha Berisha.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...