Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku është pritur nga babai i këtij të fundit.
“Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, thotë Limaj./arbresh.info/
Postimi i tij:
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...