Fatmir Limaj tregon se kur bëhen institucionet

13:39 | 6 Shtator 2017
L G

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në, tha të mërkurën se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës.

Limaj para takimit që po mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë  me krerët e partive në koalicionin PAN tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen.

Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet.

Ndryshe, krerët e partive politike të koalicionit PAN janë duke e mbajtur një takim, për të diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme