Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e coronavirusit.
Limaj në RTV Dukagjinin ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.
“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai.
I pari i NISMA Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.
Limaj thotë se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë.
“Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.
Kryetari i NISMA-s thotë se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë.
“Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?