Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se në raporte zyrtare partnerët e koalicionit nuk kanë ndonjë mospajtim të theksuar. Nitaj në një debat televiziv ka thënë po ashtu se Fatmir Limaj mund të kthehet përsëri në PDK.
“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendo Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit”, ka thënë Nitaj.
E ndaj këtij deklarimi ka reaguar deputeti i Nismës, Haxhi Shala. Ai ka thënë se krejt këto fjalë janë spekulime dhe shpifje.
“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtarë shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”, ka thënë Shala/
Ai thënë se është për keqardhje në çfarë niveli ka rënë deputeti Muharrem Nitaj.
“Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë”.
Të paktën 12 të vdekur nga përmbytjet në Malajzi dhe Tajland...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Ulje temperaturash me reshje shiu dhe bore, moti sot në Shqi...
Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e...
Lela: Kisha pasur dëshirë diçka tjetër me bo me Leon, jo mas...
Moti sot me reshje shiu dhe bore