Fatmir Limaj kundër presidentit Thaçi

22:36 | 26 Prill 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime.

“Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai,

Limaj thotë se të gjithë partitë duhet ta thonë fjalën e vet për çështjen e dialogut.

“ Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime”, ka thënë Limaj

Ai tregon se Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme