Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që në mënyrë kategorike të kundërshtojë çfarëdo oferte nga koalicioni PAN, që këto të dyja të kenë mundësinë për bashkëpunim pas zgjedhor në mënyrë që të formohet Qeveria.
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj i ka bërë ftesë publike LDK’së që t’i bashkohet koalicionit të tyre, i cili doli i pari në zgjedhjet e 11 qershorit.
Madje Limaj ka thënë se është i gatshëm ta ofrojë edhe postin e zëvendëskryeministrit nëse LDK pranon të bëhen bashkë për ta qeverisur vendin.
Por, nënkryetari i LDK’së Agim Veliu në një prononcim për Express ka ironizuar me ofertën e Limajt.
Thotë se lideri i Nismës me këtë ofertë është treguar shumë zemërgjerë.
“Faleminderit, faleminderit, qenka treguar tepër zemërgjerë me i bo ftesë një subjekti politik që i ka 30 deputetë e me ia dhanë një zëvendëskryeministër”, tha Veliu duke e komentuar ftesën e Limajt dhe ofertën e tij.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu mohoi se ka gjasa që subjekti i tyre të ndryshojë qëndrim nga ajo që është thënë deri më tani se LDK përgjithmonë ka vija të kuqe ndaj PDK’së.
“Jo, jo, ne jemi duke i shqyrtuar pozicionet tona, ne e kemi dhënë qëndrimin tonë përfundimtar e ai është i pandryshueshëm” u shpreh Veliu.
Megjithatë, i pyetur për mundësinë që LDK dhe Vetëvendosjes të arrin ndonjë marrëveshje pas zgjedhjeve ndonëse një gjë të tillë nuk e arritën para se vendi të shkojë në votime, Veliu tha se do ta vlerësojnë gjendjen në të cilën janë dhe tek pastaj do ta shohin cila është alternativa.
“Ne do ta vlerësojmë situatën tonë, gjendjen tonë, pas marrjes së të gjitha rezultateve dhe të kandidatëve, do ta shohim rrugën e situatën tonë që është me e mira për ne.
Megjithatë ai qëndrimi që i kemi thënë për disa gjëra është i prerë”, ka përfunduar Veliu.
Në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PAN mori 33.98 për qind, duke u renditur si subjekt i parë.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.12 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.
Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...