Lëvizja Vetëvendosje nga sot do ta ketë një deputet më pak.
Kjo për arsye se edhe zyrtarisht, Fatmir Humolli nga java tjetër do të largohet nga kjo parti, rrjedhimisht, nga grupi parlamentar i VV-së.
Këtë e ka konfirmuar vetë Humolli për arbresh.info, duke thënë se largimi i tij po ndodhë për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.
“Unë e kam paralajmëru gati që një vit se si të bëhen dy vite në qoftë se Qeveria nuk ndërron qasje në zgjidhjen e problemeve atëherë nuk kam vend në grupacion. Kur kam hy në listë i kam pasë tri kushte të cilat ia kam prezantu kryeministrit, për të cilat s’e ka marrë as përpjekjen më të vogël që me i zgjidh problemet”, tha Humolli për arbresh.info.
Tri kushtet e Humollit kanë qenë investimi në fshatra, largimi nga konfliktet e brendshme me partitë tjera dhe sigurimi i shujtave për gjithë qytetarët e Kosovës.
“Kam kërku që duhet me u investu në fshatrat e Kosovës dhe nuk është bë asnjë investim. Kam kërku prej kryeministrit që mos me kriju konflikte brenda shoqërisë qysh kanë bo partitë tjera politike, e ky ka vazhdu në të njëjtën logjikë të konflikteve, jo ballafaqime me programe politike por me qasje konfliktuoze që nuk është në shërbim të vendit. Dhe e treta ka qenë që me garantu një shujtë për gjithë qytetarët e Kosovës që me tregu se shteti po kujdeset për ta. Asnjërën nga këto tri kushte ai nuk e ka shti në program dhe unë unë kam tregu që pas dy viteve s’muj me kanë pjesë e grupit”, ka deklaruar Humolli.
I pyetur për mundësinë e kalimit të tij në ndonjë parti tjetër, Humolli tha se njëherë nuk do të ndodhë, por në të ardhmen ai do shqyrtoj mundësitë.
“Nuk kam mundësi të kaloj në grup tjetër parlamentar për arsye se partitë tjera politike nuk kanë program në përputhje me pikëpamjet e mia politike, për momentin do të jem i pavarur por do të shoh se si do të veproj më tutje”, përfundoi Humolli.
Përveç Humollit, nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje së fundmi është larguar edhe deputeti i zëshëm, Haki Abazi.
Ndërkaq, pakënaqësitë brenda kësaj partie vazhdojnë të jenë prezentë edhe te deputetët tjerë si Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Gramos Agusholli, të cilët kanë shprehur haptas mospajtimet e tyre me mazhorancën, e sidomos te projektligji për Kodin Civil./arbresh.info
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...