Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë bashkëbiseduar për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, raportet e vendit tonë me BE-në dhe në veçanti me Italinë.
“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, për raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë.I shpreha mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës, me vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadori Sardi, tha se e çmoj angazhimin e deri tanishëm të NISMA-s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit. Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024