FAST arreston një shtetas turk në Kosovë, ishte në kërkim për mashtrim financiar

16:25 | 9 Dhjetor 2024
E.H

Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i saj FAST, në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit për media, i arrestuari është një shtetas i Turqisë i cili dyshohet për mashtrim financiar, përcjell Arbresh.info

“Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme