Google ADS

Faqja e Barcelonës që po prodhon “Fake News” në Kosovë

07:12 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Shumë faqe të hapura në rrjetet sociale mbajnë të informuar fansat kosovarë të skuadrave të mëdha evropiane.

Por, një faqe që në bazë të emrit duhet të prodhojë informacione për Barcelonën e famshme, ajo po prodhon vazhdimisht “Fake News”.

“BarcaShqip.Net” vazhdimisht sajon e shpifë me lajme nga politika kosovare duke vendosur tituj e informacione të rrejshme.

Për çudi, janë të shumta lexues që po e “hanë foren”, duke i shpërndarë e lexuar këto lajme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme